Ndërlidhjet

logo-print

Obama arrin në Arabinë Saudite


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barack Obama, ka arritur në Arabinë Saudite, për t’i shprehur ngushëllime familjes mbretërore pas vdekjes së mbretit Abdullah.

Para se të përfundonte vizitën në Indi, Obama ka folur për televizionin CNN dhe ka thënë se Uashingtoni duhet të balancojë mbështetjen e tij për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite me nevojën për të bashkëpunuar me këtë vend në anti-terrorizëm dhe siguri.

Obama do të mbajë një takim formal me mbretin e ri, Salman bin Abdul-Aziz Al Saud, dhe pastaj do të marrë pjesë në një darkë me zyrtarë të tjerë sauditë.

XS
SM
MD
LG