Ndërlidhjet

Sulmohet avokatja e aktivistëve në Baku


Ilustrim
Ilustrim

Mbrojtsja e një aktivisti të burgosur të të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, është sulmuar në Baku.

Gunay Ismayilova i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një person i panjohur i ka ardhur nga pas dhe e ka kapur për fyti, teksa ajo po ecte në afërsi të apartamentit të saj në Baku, natën e mbrëmshme.

Gunay Ismayilova, është njëra nga disa mbrojtëset e aktivistit për të drejtat e njeriut, Rasul Cafarov, ndaj të cilit një gjykim është në proces e sipër.

Sulmuesi sipas saj, e ka kontrolluar ndërsa në momentin që ajo ka bërtitur, ajo ka thënë se sulmuesi ka ikur.

Ismayilova thotë se nuk mendon që sulmi ndaj saj ishte një tentim vjedhje.

Rasul Cafarov i cili është arrestuar në muajin gusht, është i akuzuar për evazion fiskal, për veprimtarinë e tij në një ndërmarrje të palishshme, për shpërdorim të pozitës zyrtare si dhe për falsifkikim.

Mbshtetësit e tij thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG