Ndërlidhjet

Në 2016 “funksionohet” tubacioni i gazit Rusi-Turqi


Ilustrim
Ilustrim

Gjiganti rus i naftës, Gazprom, thotë se një tubacion i gazit natyror në Turqi mund të vihet në shërbim në fund të vitit 2016.

Shefi i Gazprom-it, Aleksei Miller, e ka thënë sot këtë pas një vizite të realizuar në Ankara.

Ai tha se palët janë dakorduar që të punojnë në mënyrë që në tremujorin e parë të këtij viti, të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet qeverive, në mënyrë që nga dhjetori i vitit të ardhshëm, Rusia të filloj me dërgimin e gazit në Turqi.

Gazsjellësi i ri nëpër Detin e Zi, sipas tij, ka kapacitet vjetor për bartjen e 63 miliardë metra kub gaz.

Një pjesë e gazit do të shitet në Turqi, deria pjesa tjetër do të ruhet në një qendër të shpërndarjes që gjendet në mes të Turqisë dhe Greqisë.

XS
SM
MD
LG