Ndërlidhjet

Mustafa e Thaçi: Sot u sulmua shteti i Kosovës


Isa Mustafa e Hashim Thaçi

Isa Mustafa e Hashim Thaçi

Përshkallëzimi në dhunë dhe përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit, kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij të parë, Hashim Thaçi, që të paraqiten në një konferencë të jashtëzakonshme për media.


Kryeministri Mustafa ka thënë me këtë rast se opozita ka keqpërdorur ndjenjat e një pjese të qytetarëve për qëllimet e saj politike. Veprime të tilla, tha Mustafa ishin sulm ndaj institucioneve, forcave të rendit, si dhe ndaj pasurisë publike e private.

"Opozita duhet të sillet sipas votës së qytetarëve dhe jo të sillet dhunshëm dhe me dhunë të provojnë të marrin pushtetin. Sot ka pasur dhunë, është sulmuar policia e Kosovës, institucionet e saj", ka theksuar Mustafa.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dhuna e sotme ishte e planifikuar, ishte brutale e drejtuar kundër policisë dhe institucioneve.

Protestat e tilla, sipas Thaçit, kishin objektiva politike që u drejtuan nga opozita. Dialogu duhet të shtrohet në parlament dhe jo sheshe.

Protesta është e lejueshme, por jo edhe dhuna.

"Nuk do të dorëzohemi përballë dhunës", ka thënë Thaçi. Një veprim i tillë, nënvizoi Thaçi ishte tentim për të marrë pushtetin me dhunë.

XS
SM
MD
LG