Ndërlidhjet

Ukraina lëshon urdhërarrest për aktorin rus


Ilustrim
Ilustrim

Në mesin e të kërkuarve, Ministria e Brendshme e Ukrainës e ka vendour edhe një aktor të shquar rus, i cili dyshohet se gjatë tetorit ka gjuajtur me mitraloz në drejtim të forcave ukrainase në lindje të vendit.

Ministria e brendshme përmes faqës së internetit, ka njoftuar se Mikhail Porechenkov, është i dyshuar për terrorizëm dhe kërcënim për një akt terrorist i cili është shmangur falë punës së hetuesve ukrainasë.

Ministria ka njoftuar se ndaj tij tashmë është lëshuar urdhërarresti.

Në tetor, Mikhail Porechenkov, është filmuar duke qëndruar me separatistët pro-rusë dhe duke gjuajtur me mitraloz në afërsi të aeroportit të Donjeckut.

Ai ishte filmuar teksa ishte veshur me gardeorobë se kinse është pjesëtar i mediave.

XS
SM
MD
LG