Ndërlidhjet

AAK dënon arrestimin e anëtarit të saj


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një kumtese të lëshuar e ka dënuar arrestimin e anëtarit të Kryesisë së kësaj partie, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj.

Arrestimi i Demaliajt nga ana e policisë, sipas AAK-së, është veprim me motive politike.

“AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të z.Demaliaj. Gjithashtu dënojmë ashpër dhunën e ushtruar ndaj anëtarit të kryesisë së AAK-së dhe ish-deputetit Demaliaj dhe kërkojmë që urgjentisht ata që ushtruan dhunë ndaj z.Demaliaj, të vihen menjëherë para përgjegjësisë”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e lëshuar.

XS
SM
MD
LG