Ndërlidhjet

IS kërcënon me vrasjen e pengut japonez


Ilustrim
Ilustrim

Përmes një mesazhi të publikuar në internet që pretendohet se është publikuar nga militantët e Shtetit Islamik, militantët kanë kërcënuar se brenda 24 orësh do të vrasin një gazetar japonez dhe një pilot jordanez nëse deri në atë kohë nuk lirohet një e burgosur irakiane.

Në videon e publikuar sot, pengu japonez Kenji Goto shihet se e mban në duar një fotografi të pilotit jordanez, Muath al-Kaseasbeh.

Një zë në video se kinse është zëri i Goto thotë se piloti do të ekzekutohet nëse Jordania nuk e liron irakianen Sajida al-Rishawi.

Javën e kaluar IS e ka publikuar një video ku pretendon se e ka vrarë një peng japonez ndërsa ka thënë se Goto do të jetë viktima e radhës, nëse nuk lirohet e burgosura irakiane nga autoritetet në Jordani.

XS
SM
MD
LG