Ndërlidhjet

OSBE dënon dhunën në Prishtinë


Ilustrim
Ilustrim

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, e ka dënuar fuqishëm dhunën që ka shpërthyer sot në Prishtinë gjatë mbajtjes së protestave me ç’rast janë lënduar dhjetëra policë dhe protestues.

“Unë jam i shqetësuar me ngjarjet që ne i pamë sot”, citohet të ketë thënë Ambasadori Schlumberger.

“Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë por ata duhet që ankesat e tyre ti shprehin në mënyrë paqësore. Dhuna nuk është zgjidhje”, ka thënë më tutje ai.

Përmes një kumtese të lëshuar nga OSBE, Ambasadori ka kërkuar nga të gjitha partitë, që të veprojnë me përgjegjësi dhe të përdorin dialogun si rrugën të vetme për të ecur përpara.

OSBE ka njoftuar se do të vazhdoj ta monitoroj nga afër situatën dhe se është e gatshme që të kontribuoj në uljen e tensioneve.

XS
SM
MD
LG