Ndërlidhjet

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka nënshkruar një plan anti-krizë për Rusinë, i cili ka për qëllim që deri në vitin 2017 ta kthej ekonominë ruse në gjendjen e mëparshme.

Medvedev ka thënë se teksti i plotë do të botohet gjatë ditës së nesërme në faqen e internetit.

Plani i Rusisë vjen në kohën kur ekonomia ruse ka pësuar rënie si rezultat i sanksioneve ndërkombëtare, të cilat janë vendosur për shkak të ndikimit rus në krizën në Ukrainë.

Ministri i financave në Rusi, Anton Siluanov, tha sot se me këtë plan do të shkurtohen shpenzimet qeveritare dhe do të bëhen reforma ekonomike.

Në lidhje me planin, Medvedev ka thënë se do të diskutoj gjatë ditës së nesërme me udhëheqësit e rajoneve në Rusi

XS
SM
MD
LG