Ndërlidhjet

Obama dhe Merkel diskutojnë për Ukrainën


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë diskutuar në lidhje me “rritjen e konsiderueshme të dhunës” në lindje të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy udhëheqësit kanë biseduar mbrëmë në telefon, gjatë rrugës që Obama po bënte për në Shtetet e Bashkuara pas vizitave në Indi dhe Arabi Saudite.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy liderët kanë thënë se Rusia është përgjegjëse për mbëstetjen e saj ndaj separatistëve dhe për dështimin në respektimin e marrëveshjes së armëpushimit të arritur me qëllim të ndërtimit të paqës.

Dy liderët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e finalizimit të një pakete financiare për Ukrainën.

Në javët e fundit, separatistët e kanë nisur një seri të ofenzivave të reja përgjatë kufirit rus.

Gjatë ditës së djeshme, liderët e BE-së kanë kërkuar nga ministrat e jashtëm që të shqyrtojnë sanksionet e mundshme ndaj Rusisë, si përgjegje ndaj ofenzivës së rebelëve.

Një vendim përfundimtar nëse do të ketë sanksione shtesë, pritet të finalizohet gjatë muajit shkurt.

XS
SM
MD
LG