Ndërlidhjet

Poroshenko kërkon nga Putini lirimin e pilotes


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që ta liroj nga burgu piloten ukrainase që po mbahet në Rusi, Nadia Savchenko.

Poroshenko iu ka thënë dje mediave polake, se në lidhje me këtë qështje, ai i ka shkruar letër presidentit rus.

Nadia Savchenko, në qershor të vitit të kaluar është kapur nga separatistët dhe e njëjta është transferuar në një burg në Rusi.

Ajo akuzohet se ka gisht në vrasjen e dy gazetarëve rusë të cilët po e mbulonin konfliktin në lindje të Ukrainës.

Për të protestuar në lidhje me arrestimin e saj të cilin Savchenko e quan të paligjshëm, ajo tashmë ka hyrë në muajin e dytë të grevës.

Pas burgosjes së saj në Rusi, Savchenko është zgjedhur në parlamentin ukrainas.

Më 26 janar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka kërkuar gjithashtu Rusisë që ta liroj piloten e burgosur.

Nadia Savchenko është zotuar se luftën e saj për drejtësi do ta vazhdoj deri në fund, ngase siç ka thënë ajo “shpirtin nuk mund të ma marrin”.

XS
SM
MD
LG