Ndërlidhjet

logo-print

Liria globale shënon rënie “shqetësuese”


Ilustrim

Ilustrim

Një mbikqyrës kryesor i demokracisë, thotë se liria globale gjatë vitit 2014, ka pësuar një rënie “shqetësuese”.

Siria është radhitur si vendi me më së paku liri në botë derisa është potencuar goditja e demokracisë në Ukrainë, si rezultat i “pushtimit” të Rusisë.

Organizata Freedom House me qendër në Shtetet e Bashkuara, ka gjetur një rritje të shpejtë të sulmeve terroriste dhe taktika gjithnjë e më agresive nga ana e regjimeve autoritare të cilat, sipas raportit, kanë kontribuar në përbuzjen e standardit demokratik në botë gjatë vitit 2014.

Zëvendëspresidenti për hulumtime në Freedom House, Arch Puddington, ka thënë se demokracia në 25 vitet e fundit është kërcënuar në masë të madhe, ndërsa në 2014 ëshrë shënuar një rënie drastike e demokracisë në nivel të përgjithshëm.

Raporti “Liria në Botë 2015” është publikuar sot ndërsa e ka matur lirinë në 195 vende

XS
SM
MD
LG