Ndërlidhjet

Nuland përgënjeshtron mediat ruse


Victoria Nuland

Victoria Nuland

Një diplomate e lartë amerikane për Evropën, i ka përgënjeshtuar mediat ruse përkitazi me raportimin rreth konfliktit në Ukrainëe.

Ndihmëssekretarja e Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland, ka thënë gjatë ditës së djeshme se nënshkruesja e marrëveshjes së Minskut më 5 shtator e cila ka për qëllim dhënien fund të konfliktit, në këtë rast Rusia, duhet të jenë përgjegjëse kur mediat ruse thonë gënjeshtra në lidhje me atë se kush është përgjegjës për dhunën.

Disa pretendime të qeverisë ruse të cilat raportohen përmes mediave shtetërore ruse, sipas saj, janë aq të çuditshme, saqë as populli rus nuk mund t'i besoj.

Vërejtjet e saj janë bërë gjatë një ligjërate në institutin Brookings në Uashington, në kohën kur dhuna në Ukrainën lindore ka eskaluar dhe seperatistët e kanë nisur një ofenzivë për marrjen e qytetit Mariupol.

Nëse Ukraina vepron konform reformave të parapara, sipas Nuland, Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë një ndihmë në formë të huasë për Kievin, në vlerë prej 1 miliard dollarësh.

XS
SM
MD
LG