Ndërlidhjet

logo-print

Abe e quan të neveritshme videon e IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri japonez Shinzo Abe, e ka përshkruar si të neveritshme një video të re të publikuar nga Shteti Islamik, ku shihet gazetari japonez Kenji Geto, i cili po mbahet peng nga militantët.

Ai tha se janë shumë të zemëruar me videon e publikuar ndërsa i bëri thirrje Japonisë, për të bashkëpunuar në mënyrë që Geto të lirohet sa më parë.

Përmes një mesazhi të publikuar dje në internet që pretendohet se është publikuar nga militantët e Shtetit Islamik, militantët kanë kërcënuar se brenda 24 orësh do të vrasin një gazetar japonez dhe një pilot jordanez nëse deri në atë kohë nuk lirohet një e burgosur irakiane.

Në videon e publikuar, pengu japonez Kenji Goto shihet se e mban në duar një fotografi të pilotit jordanez, Muath al-Kaseasbeh.

Një zë në video se kinse është zëri i Goto, thotë se piloti do të ekzekutohet nëse Jordania nuk e liron irakianen Sajida al-Rishaëi.

Javën e kaluar IS e ka publikuar një video ku pretendon se e ka vrarë një peng japonez ndërsa ka thënë se Goto do të jetë viktima e radhës, nëse nuk lirohet e burgosura irakiane nga autoritetet në Jordani.

XS
SM
MD
LG