Ndërlidhjet

Paralajmërime për rritjen e anti-semitizmit


Ilustrim
Ilustrim

Liderët e Kongresit Botëror Hebraik në përvjetorin e 70-të të çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic në Poloni, kanë paralajmëruar për rritjen e anti-semitizmit.

Ronald Lauder ka thënë se qindra të mbijetuar nga kampi dhe dhjetëra hebrejë nga e gjithë bot kishin menduar se urrejtja ndaj herbrejve është zhduku por sipas tij, edhe një herë familjet hebreje po ikin nga Evropa” për shkak të frikës nga sulmet.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ai i Gjermanisë, Joachim Gauck dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ishin në mesin e liderëve dhe zyrtarëve që kanë marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur dje.

27 janari është shënuar si Dita Ndërkombëtare e Holokaustit ndërsa Aushvic konsiderohet si një nga simbolet e pashlyeshme të gjenocidit nga Gjermania naziste.

XS
SM
MD
LG