Ndërlidhjet

170 të lënduar kanë kërkuar dje ndihmë në QKUK


Ilustrim
Ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka bërë me dije se gjatë ditës së djeshme, si rezultat i përleshjes në mes të policisë dhe protestuesve në Prishtinë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 170 persona.

“Në tërësi ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar”, thuhet në një kumtesë për media.

Sipas saj, stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika.

Për menaxhimin e situatës, QKUK sipas kumtesës, e ka formuar gjatë ditës së djeshme edhe shtabin emergjent në përbërje të tetë mjekëve

XS
SM
MD
LG