Ndërlidhjet

SHBA ia jep hua Ukrainës 2 miliardë dollarë


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara sot e kanë nënshkruar një marrëveshje, përmes së cilës ia sigurojnë Ukrainës 2 miliadrë dollarë në formë të huasë, më qëllim që ta ndihmojnë këtë vend për shpenzimet në sferën sociale.

Marrëveshja e kredisë është nënshkruar sot në Kiev, në mes të Sekretarit të Thesarit amerikan, Jack Lew dhe ministres ukrainase të financave, Natalia Yaresko.

Një premtim i ngjashëm nga Bashkimi Evropian është dhënë në fillim të këtij muaji për t’ia dhënë ukrainës 1.8 miliard euro, me qëllim të fuqizimit të ekonomisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Lew ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që t’i shtojnë sanksionet ndaj Rusisë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme

Gjatë pasdites së djeshme, presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë diskutuar përkitazi me situatën në Ukrainën.

Dy liderët, gjatë një bidese telefonik,e kanë diskutuar edhe për pakon ndihmëse ndaj Ukrainës.

XS
SM
MD
LG