Ndërlidhjet

logo-print

Identifikohen viktimat e sulmit në Tripoli


Hoteli Corinthia në Tripoli, Libi

Hoteli Corinthia në Tripoli, Libi

Zyrtarët në Libi thonë se tre shtetas të Taxhikistanit janë në mesin e shtatë viktimave që janë vrarë gjatë sulmit terrorist në një hotel luksoz në Tripoli, në të cilin qëndronin kryesisht diplomatë dhe biznesmenë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Libi, Isam al-Nas, ka thënë se viktimat e tjera në hotelin Corinthia janë një shtetas amerikan, një shtetas francez dhe dy roje të hotelit, shtetas të Libisë.

Kompania Crucible LLC që e ka bazën në Virginia, e ka identifikuar shtetasin amerikan si punonjës të saj.

Tre sulmuesit e sulmit që ka ngjarë dje, gjithashtu janë vrarë.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmi është kryer nga së paku pesë persona të armatosur, të cilët të maskuar kishin hyrë në hollin e hotelit duke shtënë mbi mysafirët dhe stafin.

Një makinë bombë gjithashtu është aktivizuar gjatë sulmit.

XS
SM
MD
LG