Ndërlidhjet

Jordania e gatshme për shkëmbim të të burgosrve


Ilustrim

Ilustrim

Një zëdhënës i qeverisë së Jordanisë ka thënë sot se vendi i tij është i gatshëm që ta dorëzoj një femër irakiane që po mbahet në burg, në qoftë se lirohet pengu japonez i cili po mbahet nga militantët e Shtetit Islamik.

“Jordania është e gatshme ta liroj të burgosuren Sajida al-Rishawi në qoftë se lirohet piloti jordanez Muath al-Kasaesbeh”, citohet të ketë thënë zëdhënësi Muhammad al-Momani.

Ai nuk e ka bërë ndonjë koment rreth pengut japonez Kenji Goto.

Një video e publikuar dje në internet ku shihet Kenji Geto, bën me dije se militantët do ta ekzekutojnë atë dhe pilotion jordanez brenda 24 orëve, nëse nuk lirohet e burgosura irakiane.

Kryeministri japonez Shinzo Abe, e ka dënuar publikimin e videos të cilën e ka quajtur neveritëse.

Javën e kaluar, militantët e IS-it kanë bërë me dije se ia kanë prerë kokën një pengu japonez dhe se Goto është viktima e radhës nëse nuk lirohet Rishawi.

XS
SM
MD
LG