Ndërlidhjet

Rusia "do ta forcojë" ushtrinë e Taxhikistanit


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse thotë se Moska do ta forcojë ushtrinë taxhike në kuadër të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Duke folur para gazetarëve pas takimit me presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahmon, zëvendësministri rus i mbrojtjes Anatoly Antonov, ka thënë se tërheqja e shumicës së forcave ndërkombëtare nga Afganistanin fqinj, e bën edhe më të nevojshme fuqizimin e ushtrisë taxhike.

Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën e forcimit të ushtrisë taxhike.

Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive është një aleancë e sigurisë që përfshin Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Taxhkistanin. Ky i fundit është i vetmi shtet nga blloku që kufizohet me Afganistanin.

Zyrtarët rusë kanë shfaqur shqetësim në lidhje me zvogëlimin e trupave ndërkombëtare në Afganistan

XS
SM
MD
LG