Ndërlidhjet

Edhe SHBA paralajmëron sanksione të reja anti-ruse


Sekretari i Thesarit amerikan, Jacob Lew

Sekretari i Thesarit amerikan, Jacob Lew

Sekretari i Thesarit amerikan, Jacob Lew, ka thënë se sanksionet kundër Rusisë mund të zgjerohen, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në lindje të Ukrainës.

Ai i ka bërë këto komente në Kiev, një ditë pasi edhe Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se mund të shtojë masat ndëshkuese kundër Rusisë.

Në një tjetër zhvillim, agjencia ruse Tass ka raportuar se sulmet e forcave të Ukrainës kanë vrarë sot 16 civilë në rajonin e Luhanskut dhe katër në Donjeck.

Zyrtarët ukrainas, në anën tjetër, kanë thënë se separatistët kanë sulmuar 55 qytete dhe fshatra në 24 orët e fundit.

XS
SM
MD
LG