Ndërlidhjet

Figo garon për president të FIFA-s


Ilustrim

Ilustrim

Portugezi Luis Figo ka bërë publike kandidaturën e tij për president të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Ish-futbollisti i Lisbonës, Barcelonës, Real Madridit dhe Interit të Milanit do të garojë për të zëvendësuar Sepp Blatterin.

Në garë janë edhe disa kandidatë të tjerë, përfshirë ish-futbollistin francez, David Ginola, dhe princin Ali të Jordanisë.

“Futbolli më ka dhënë shumë gjatë jetës sime. Dua të jap edhe unë diçka për të”, ka thënë Figo.

Blatter ka qenë president i FIFA-s qysh në vitin 1998 dhe synon të garojë edhe për mandatin e pestë.

Zgjedhjet në FIFA do të mbahen në maj të këtij viti.

XS
SM
MD
LG