Ndërlidhjet

Ghanit i refuzohen disa të emëruar të kabinetit


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Parlamenti i Afganistanit ka miratuar vetëm tetë prej 25 të emëruarve të kabinetit nga presidenti Ashraf Ghani.

Dhoma e Ulët e Parlamentit ka përmendur shtetësinë e dyfishtë dhe kaulifikimet akademike si probleme për 17 personat që janë refuzuar.

Presidentit Ghani, i cili ka marrë detyrën në muajin shtator, i janë konfirmuar disa poste kyçe, si ai i ministrit të Brendshëm, të Jashtëm, të Financave, të Shëndetësisë dhe i shefit të inteligjencës.

Por, të emëruarit për ministër të Ekonomisë, Mbrojtjes dhe Drejtësisë, ashtu si edhe për guvernator të Bankës Qendrore i janë refuzuar.

XS
SM
MD
LG