Ndërlidhjet

IS-i emëron lider për Pakistanin e Afganistanin


Pakistan

Pakistan

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë emëruar një ish-komandant të talibanëve pakistanezë si lider të tyre për Pakistanin dhe Afganistanin.

Abu Muhammad al-Adnani, zëdhënës i grupit, ka thënë në një audio-mesazh të postuar në Twitter se Hafiz Saeed Khan do të udhëheqë militantët e Shtetit Islamik në rajon.

Khan thuhet se është në fillim të 40-tave dhe se ka qenë zëdhënës i grupit Tehrik-e Taliban Pakistan.

Vërtetësia e audio-mesazhit nuk mund të konfirmohet nga burime të pavarura.

Ky zhvillim vjen disa javë pasi disa liderë të talibanëve pakistanezë janë zotuar për besnikëri ndaj liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

XS
SM
MD
LG