Ndërlidhjet

Kurti: S’ka Republikë pa Trepçën e me Jabllanoviqin


Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke insistuar në shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, dhe në shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, “Republikës së Kosovës nuk do t’i mbetet asgjë”.

Sipas tij, Kosova nuk mund të ketë zhvillim dhe paqe pa Trepçën dhe pa politikanë që i respektojnë vlerat e popullit.

“Pa u vulosur Trepça si ndërmarrje publike, e cila fillon të zhvillohet në njërën anë, dhe pa u shkarkuar Jabllanoviqi në anën tjetër, Kosova nuk mund të mbetet Republikë. Mund ta quani, por ajo do të jetë fjalë goje”, ka thënë Kurti.

Shkarkimi i Jabllanoviqit dhe ligji për Trepçën kanë qenë në qendër të protestave të opozitës të martën në Prishtinë, të cilat kanë eskaluar në dhunë midis protestuesve dhe policisë.

XS
SM
MD
LG