Ndërlidhjet

BE mund të zgjasë sanksionet anti-ruse deri në dhjetor


Ilustrim
Ilustrim

Sipas një draft-deklarate të Bashkimit Evropian, ngrirja e aseteve dhe ndalesat e udhëtimit, të vendosura për disa rusë, subjekte ruse dhe separatistë pro-rusë në Ukrainë, pas aneksimit të Krimesë nga Moska, do të zgjaten deri në fund të vitit 2015.

Në dokumentin që ka rrjedhur para takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së, më 29 janar, Bashkimi Evropian thotë se “marrë parasysh përkeqësimin e situatës (në lindje të Ukrainës), Këshilli (i BE-së) pajtohet që të zgjasë sanksionet deri në fund të dhjetorit”.

Dokumenti po ashtu u bën thirrje zyrtarëve të BE-së që të paraqesin një propozim për të shtuar njerëz ose subjekte në listën e sanksioneve brenda një jave.

XS
SM
MD
LG