Ndërlidhjet

logo-print

Rusia mund ta dënojë “aneksimin” e Gjermanisë Lindore


Nga rënia e Murit të Berlinit, 1989

Nga rënia e Murit të Berlinit, 1989

Parlamenti i Rusisë po shqyrton lëshimin e një deklarate për të dënuar “aneksimin” e Gjermanisë Lindore nga Gjermania Perëndimore një çerek shekulli më parë.

Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili ka ndihmuar të hapë rrugën për ribashkimin e dy Gjermanive, ka qenë i shpejtë në reagim, duke thënë se kjo ide është “e pakuptimtë”

Ligjvënësi komunist, Nikolai Ivanov, ka bërë propozimin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Rusisë, duke thënë se do të ishte përgjigje e përshtatshme për akuzat e Perëndimit, se Rusia ka aneksuar ilegalisht Krimenë nga Ukraina, në muajin mars.

Kryetari i Dumës Shtetërore, Sergei Naryshkin, ka udhëzuar Komitetin për Çështje Ndërkombëtare që të shqyrtojë mundësinë e lëshimit të një deklarate të tillë.

Negociatat e liderëve botërorë, përfshirë Gorbachevin, kanë rezultuar me marrëveshjen e bashkimit, e cila i ka dhënë Gjermanisë sovranitet të plotë më 3 tetor të vitit 1990.

Ivanov ka thënë se në Krime është mbajtur referendum para se Rusia ta aneksonte atë, ndërsa në Gjermani nuk ka pasur një votim të tillë për ribashkim.

XS
SM
MD
LG