Ndërlidhjet

BE diskuton sanksione të reja anti-ruse


Bruksel
Bruksel

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar rreth sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Takimi është thirrur pas përshkallëzimit të luftimeve në lindje të Ukrainës.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ngrirë asetet dhe kanë vendosur ndalesa udhëtimi për disa individë dhe biznese ruse, ashtu si edhe për disa liderë separatistë në Ukrainë.

NATO thotë se qindra forca dhe tanke ruse ndodhen në lindje të Ukrainës.

Moska mohon përfshirjen direkte, por thotë se disa vullnetarë rusë janë duke luftuar përkrah rebelëve separatistë.

XS
SM
MD
LG