Ndërlidhjet

SHBA “do të punojë” me Qeverinë greke


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni do të punojë nga afër me Qeverinë e re të Greqisë dhe do ta ndihmojë atë që të arrijë prosperitet afatgjatë.

Obama ka biseduar në telefon me kryeministrin e ri grek, Alexis Tsipras.

Qeveria majtiste e Tsipras është zotuar se do të ndalojë shkurtimet e rënda buxhetore, rritjen e taksave dhe reformat që Greqia ka premtuar në këmbim të kredive të shpëtimit nga Evropa.

Por, një gjë e tillë rrezikon të ardhmen e Greqisë brenda Eurozonës.

Obama dhe Tsipras kanë biseduar edhe për sigurinë në Evropë dhe luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG