Ndërlidhjet

IS kërcënon me vrasjen e pilotit jordanez


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë publikuar sërish një audio-mesazh, duke kërcënuar se do të vrasin një pilot jordanez.

Në audio-mesazh thuhet se flet Kenji Goto, shtetas japonez, i cili po ashtu po mbahet peng nga xhihadistët.

Goto thotë se piloti jordanez do të vritet nëse militantja irakiane, Sajida al-Rishawi, nuk lirohet deri në perëndimin e diellit, ditën e sotme.

Në audio-mesazh kërkohet që al-Rishawi të dorëzohet në kufirin turk, në të kundërtën piloti Mur'as al-Kasaseabeh do të vritet.

Qeveria e Japonisë ka thënë se është duke analizuar vërtetësinë e incizimit.

Al-Rishawi është dënuar me vdekje në Jordani, për shkak të rolit të saj në një sulm më 2005, i cili ka vrarë 60 njerëz në kryeqytetin Aman.

XS
SM
MD
LG