Ndërlidhjet

Rebelët në Ukrainë bëjnë avancime të reja


Debaltseve, Ukrainë

Debaltseve, Ukrainë

Rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë thënë se kanë marrë kontrollin e qytetit strategjik, Debaltseve.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka konfirmuar se Debaltseve është i rrethuar nga të dy krahët dhe se po sulmohet nga raketat Grad.

Debaltseve, i cili ndodhet në një kryqëzim të rënëdësishëm rrugor midis kryeqyteteve të provincave Donjeck dhe Luhansk, është një nga disa vendet ku luftimet janë intensifikuar javëve të fundit.

Mbi 5,000 njerëz janë vrarë prejse ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës në muajin prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG