Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi i SHBA-së vret 6 militantë


Pakistan

Pakistan

Zyrtarët pakistanezë kanë bërë të ditur se një sulm i telekomanduar, i cili besohet se është kyer nga Shtetet e Bashkuara, ka vrarë gjashtë militantë të dyshuar në Pakistan.

Zyrtarë të inteligjencës i kanë thënë shërbimit pakistanez të Radios Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur në një zonë fisnore pranë kufirit me Afganistanin.

Sipas tyre, disa nga të vrarët janë luftëtarë uzbekë.

Thuhet se ky ka qenë sulmi i katërt i telekomanduar këtë vit nga SHBA-ja.

XS
SM
MD
LG