Ndërlidhjet

HRW tërheq vërejtjen për të drejtat e njeriut


Ilustrim
Ilustrim

Human Rights Watch ka paralajmëruar se shumë qeveri në gjithë globin, janë duke bërë “gabim të madh” pasi injorojnë të drejtat e njeriut, për t’iu kundërvënë sfidave të sigurisë.

Në raportin e vitit 2015 të organizatës me seli në Nju Jork, drejtori ekzekutiv i saj, Kenneth Roth, thotë se shkeljet e të drejtave të njeriut kanë luajtur rol të rëndësishëm në rëndimin e sfidave globale, si ekstremizmi islamik dhe konflikti në Ukrainë.

Roth thotë se “mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe llogaridhënia demokratike” janë kyçe për zgjidhjen e krizave.

Ai thotë se “politikat sektare dhe abuzive të qeverive të Irakut dhe Sirisë kanë qenë faktorë të rëndësishëm në nxitjen e grupit ekstremist të Shtetit Islamik”.

Roth po ashtu thotë se “reagimi relativisht i ngushtë” i Perëndimit ndaj shtypjes që u ka bërë Rusia disidentëve dhe shoqërisë civile, mund të ketë acaruar krizën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG