Ndërlidhjet

Shell shkurton investimet – shkak çmimi i naftës


Ilustrim

Ilustrim

Rënia e çmimeve të naftës ka detyruar kompaninë multikombëtare të gazit Shell, me seli në Holandë, që të shkurtojë investimet për rreth 15 miliardë dollarë gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Shell po ashtu ka thënë se fitimet për tre muajt e fundit të vitit 2014 janë rritur për 4.2 miliardë dollarë, krahasuar me 2.2 miliardë dollarë të së njëjtës periudhë të vitit paraprak.

Shefi ekzekutiv i Shellit, Ben Van Beurden, ka thënë se kompania duhet të jetë “e kujdesshme” ndaj rënies së fundit të çmimeve të naftës.

“Shell është duke marrë vendime të strukturuara për të balancuar rritjen dhe kthimin”, ka thënë Van Beurden.

XS
SM
MD
LG