Kopiloti i fluturimit QZ8501 të kompanisë AirAsia, shtetasi francez, Remi Plesel, ka qenë duke drejtuar aeroplanin përpara se është rrëzuar.
Hetuesit indonezianë thonë se ky informacion vjen nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit dhe regjistruesi i zërave në kabinë.
Aeroplani është rrëzuar në Detin Java më 28 dhjetor, derisa ka qenë duke fluturuar nga qyteti Surabaja i Indonezisë për në Singapor.
Në bord kanë qenë 162 njerëz, ndërsa vetëm 70 trupa janë gjetur.
Mardjono Siswosuwarno, hetuesi kryesor i Komitetit të Indonezisë për Siguri të Transportit, ka thënë se regjistruesi i të dhënave “ka orfuar pasqyrë mjaft të qartë” të asaj që ka ndodhur në momentet e fundit të fluturimit.
Mardjono ka thënë se aeroplani, përpara incidentit, ka qenë “duke fluturuar brenda kufijve të peshës” dhe se ekuipazhi i fluturimit ka pasur licencat e duhura dhe certifikatat mjekësore.