Ndërlidhjet

logo-print

Facebook raporton gati dyfishim të fitimeve


Ilustrim

Ilustrim

Facebook ka raportuar fitime të mëdha në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, si dhe rritje të konsiderueshme të shfrytëzuesve të rrjetit social.

Kompania ka thënë se fitimet për çerekun e katërt të vitit 2014 janë rritur në 701 milionë dollarë – 34 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka thënë se të ardhurat nga reklamat janë rritur për 53 për qind, në 3.59 miliardë dollarë.

Zuckerberg ka thënë se Facebook-u tani ka 1.39 miliard përdorues aktivë çdo muaj, përkatësisht 13 për qind më shumë se vitin paraprak.

Për të gjithë vitin, fitimet e Facebook-ut gati janë dyfishuar, duke arritur në 2.9 miliardë dollarë, ka thënë Zuckerberg.

XS
SM
MD
LG