Ndërlidhjet

Ukraina: Krematoriumet ruse po operojnë në Lindje


Kreu i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Valentyn Nalyvaychenko

Kreu i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Valentyn Nalyvaychenko

Kreu i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës thotë se Rusia ka vendosur shtatë "krematoriume të lëvizshme ushtarake" në rajonin lindor të Donjeckut, për të djegur trupat e ushtarëve rusë të vrarë në luftimet atje.

Valentyn Nalyvaychenko tha se krematoriumet janë të montuar në kamionët kamaz dhe tha se secili prej tyre është duke djegur 8 deri në 10 trupa në ditë.

Ai tha se Ukraina e kishte "dokumentuar këtë informacion", por nuk e shpjegoi mënyrën se si e kanë bërë një gjë të tillë.

Moska mohon dërgimin e trupave në Ukrainë për të luftuar përkrah separatistëve kundër forcave qeveritare ukrainase, duke thënë se rusët që luftojnë atje janë vetëm "vullnetarë".

Por të afërmit e disa ushtarëve rusë thonë se ushtarakët kanë qenë nën presion për të luftuar në Ukrainë, dhe ka raporte të cilët thonë se trupat e ushtarëve rusë po zhvendosen për varrime.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha më 21 janar se 9,000 ushtarë rusë ndodhen në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG