Ndërlidhjet

Blatter hyn në garë për FIFA-n


Joseph Blatter

Joseph Blatter

Sepp Blatter ka dorëzuar zyrtarisht ofertën e tij për të kandiduar për mandatin e pestë si president i organit qeverisës të futbollit botëror, FIFA.

"Unë e bëra paraqitjen time", tha Blater në rrjetin social Twitter më 29 janar.

Kandidatët kishin kohë deri në mesnatë për të paraqitur ofertat e tyre.

Pesë kandidatë tjerë kanë njoftuar se janë duke sfiduar Blatterin: ish-yll Portugal Luis Figo; holandezi Michael van Praag; princi i Jordanisë Ali Bin Al Hussein; francezi David Ginola; dhe Jerome Champagne, një ish pjesëtar francez në FIFA.

Zvicerani Blatter është përballur me kritika të shumta, që nën mbikëqyrjen e tij, FIFA është mbushur me dyshime për konflikte të interesit dhe akuza për nepotizëm e korrupsion.

Kohet e fundit, FIFA ka qenë e përfshirë në akuzat për korrupsion përreth ofertave nga Rusia dhe Katari për të mbajtur Kupën e Botës më 2018 dhe 2022 në këto vende.

XS
SM
MD
LG