Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga aksidenti i trafikut në Afganistan


Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, kur autobusi i tyre u përplas më një kamion karburanti në jug të Afganistanit.

Guvernatori i provincës Zabul Mohammad Ashraf Nasiri tha aksident i trafikut ka ndodhur më 29 janar në një rrugë të ngushtë në afërsi të kryeqytetit krahinor Qalat.

Përplasja ndezi zjarrin që dogji gjysmën e autobus dhe e shkaktoi shumicën e vdekjeve.

Nasiri tha se aksidenti ndodhi nga pakujdesia, dhe shtoi se rrugët e këqija dhe moskujdesi në vozitje kanë shkaktuar shume aksidente të tilla në jug të vendit.

Autobusi po udhëtonte drejt provincës së Kandaharit.

XS
SM
MD
LG