Ndërlidhjet

Sulmet në Irak vrasin 9 persona


Zyrtarët e Irakut thanë se bombardimet dhe të shtënat kanë vrarë nëntë persona, përfshirë tre ushtarë, përreth Bagdadit, në disa sulme të ndryshme, raporton agjencia e lajmeve AP.

Zyrtarët policorë thanë se sulmi i parë ndodhi kur një person i armatosur me njëveturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa ushtarëve në perëndim të Bagdadit. Aty mbetën të vrarë tre ushtarët.

Më vonë, një shpërthim me bombë jashtë një shitoreje vrau katër persona dhe plagosi 12 të tjerë në qytetin e Youssifiyah, 20 kilometra larg Bagdadit.

Polica tha se një bombë tjetër shpertheu në një rrugë tregtare në jug të kryeqytetit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

XS
SM
MD
LG