Ndërlidhjet

Qeveria e Malajzisë ka deklaruar zyrtarsisht se zhdukja e fluturimit malajzian, MH370, ka qenë aksident dhe se nuk ka të mbiejtuar.

Aeroplani malajzian është zhdukur qysh më 8 mars të vitit 2014, me 239 njerëz në bord.

“Me zemër të rëndë dhe me dhimbje të thellë, në emër të Qeverisë së Malajzisë, deklarojmë zyrtarisht se zhdukja e fluturimit malajzian MH370 ka qenë aksident”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Aviacionit Civil të Malajzisë, Azharuddin Abdul Rahman.

Vendndodhja e aeroplanit mbetet ende e panjohur, pavarësisht kërkimeve masive ndërkombëtare në jug të Oqeanit indian.

Aeroplani ka qenë duke fluturuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.

XS
SM
MD
LG