Ndërlidhjet

Kazakistan: 4 vjet burg për propagandimin e ekstremizmit


Një grua nga Kazakistani është dënuar me katër vjet burg me akuzën se ka propaganduar ekstremizmin islamik përmes internetit.

Prokurori i qytetit Aqtau, Talghat Alibaev, u tha gazetarëve se kjo grua, emri i së cilës nuk u bë i ditur, u dënua më 29 janar.

Zyrtarët thanë se 28 vjeçarja vepronte e vetme, dhe nuk kishte bashkëpunëtorë.

Hetuesit thanë se ajo po krijonte audio-klipe në përpjekje për të justifikuar aktivitetet e xhihadistëve islamikë në Siri dhe i shpërndante nëpërmjet aplikacionit WhatsApp.

Autoritetet thanë se gjatë vitit të kaluar rreth 300 qytetarë të Kazakistanit kanë shkuar në Siri për të luftuar përkrah xhihadistëve kundër trupave siriane.

Viteve të fundit, në perëndim të Kazakistanit, janë zhvilluar disa operacione të sigurisë, kundër personave të akuzuar për ekstremizëm islamik.

XS
SM
MD
LG