Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga dekreton ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës,Atifete Jahjaga, ka dekretuar sot ligjin “për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre”, të miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 19 janar të këtij viti.

Zonja Jahjaga citohet të ketë thënë se “qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Republikës së Kosovës të parandalojë likuidimin e “Trepçës”, kësaj pasurie të patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar me procedurë të përshpejtuar këtë ligj, pasi kishte hequr nga rendi i ditës çështjen e pronësisë se kombinatit metalurgjik “Trepça”,në kuadër të diskutimeve për ta shndërruar këtë kombinat në ndërmarrjet publike.

Miratimi i ligjit të dekretuar sot kishte siguruar votat e partive të koalicionit qeverisës, por jo edhe të atyre në opozitë.

Çështja e statusit të kombinatit është bërë edhe shkas i protestave të partive politike në opozitë më 27 janar,që u përshkuan me përplasje të rrepta ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.

XS
SM
MD
LG