Ndërlidhjet

Sindikata e Policisë dënon dhunën gjatë protestave


Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka dënuar fuqishëm, siç thanë ata, dhunën ndaj policisë në protestat e 24 dhe 27 janarit.

Përmes një komunikate për media, Sindikata e Policisë tha se "dënon fuqishëm të gjithë ata që sulmuan me mjete të forta duke shkaktuar dhunë, ku si pasojë e kësaj kemi një numër të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të lënduar si dhe dëme të mëdha materiale në pronat publike dhe private".

Me anë të kësaj kumtese, Sindikata e Policisë theksoi se Policia e Kosovës ka për detyrë të ofrojë rend, qetësi dhe siguri.

"Prandaj theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos akt i dhunshëm ndaj policisë të cilin e dënojmë ashpër ", thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG