Ndërlidhjet

Arrestohen 2 persona për kontrabandë me migrantë


Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për veprën penale "Kontrabandë me migrantë".

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se një njësi policore gjatë patrullimit në afërsi të rrugës magjistrale Vushtrri- Mitrovicë, në një hapësirë parkimi ka identifikuar një minibus me targa të Republikës se Serbisë, i cili ishte i ndaluar në të cilin po hynin disa persona.

"Nga deklaratat e siguruara nga ana e dëshmitarëve bëhet e ditur se dy të dyshuarit kishin ardhur në këtë lokacion për t’i marrë personat sipas një marrëveshjeje paraprake mes tyre, me qëllim udhëtimin në drejtim të Beogradit, më pas, për destinacion dëshmitarët thonë t’i kenë pasur shtetet e perëndimit", njofton Policia.

XS
SM
MD
LG