Ndërlidhjet

Lëvizja Vetëvendosje: Më 4 shkurt protestë


Nga protesta e 27 janarit

Nga protesta e 27 janarit

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur sot që data e protestës së ardhshme të jetë 4 shkurti, e mërkure, në orën 12:00.

Vendimin e ka publikuar Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, në një takim me gazetarët, pas një takimi të zhvilluar mbrëmë në Prishtinë me Ramush Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajn nga Nisma për Kosovën.

Kërkesat e kësaj proteste janë të njëjtat me të herës së kaluar: shkarkimi i ministrit për Kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpallja e kombinatit metalurgjik "Trepça" si ndërmarrje publike.

Kjo protestë pason protestën e së martës, më 27 janar, e cila përfundoi me përleshje në mes të protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG