Ndërlidhjet

Një grua ruse burgoset për tradhti


Një grua ruse është burgosur nën dyshimet për tradhti, pasi kishte telefonuar Ambasadën e Ukrainës, me informata për lëvizje të mundshme të trupave ruse në Ukrainë.

Një zëdhënës i Gjykatës së Moskës tha sot se është dhënë urdhri që Svetlana Davydova të ndalohet për një muaj e 25 ditë.

Avokati i mbrojtjes Andrei Stebenev tha se ajo "kishte thirrur ku nuk duhej të thërriste dhe kishte thënë diçka që nuk duhej të thoshte".

Bashkëshorti i të burgosurës, Anatoly Gorlov, tha se Davydova kishte telefonuar ambasadën ukrainase dhe kishte thënë se një bazë ushtarake afër shtëpisë së tyre ishte zbrazur, dhe kishte thënë se ushtarët mund të kenë shkuar në Ukrainë.

Rusia e mohon përfshirjen në konflikt, përkundër asaj se Kievi dhe NATO-ja thonë se dëshmitë se Moska ka dërguar trupa dhe armatim për separatistët, është e pamohueshme.

XS
SM
MD
LG