Ndërlidhjet

logo-print

Jacobson: Dhuna në protesta - e papranueshme


Tracey Ann Jacobson

Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës dënoi dhunën që përfshiu protestat e kësaj jave në Kosovë dhe bëri thirrje për dialog politik ndërmjet subjekteve politike.

"Protesta paqësore është një e drejtë e rëndësishme demokratike. Është mundësi për qytetarët që të nxisin qeverinë që të ngritë çështje që janë të rëndësishme për ta. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që protestat të shtunën dhe të martën u bënë të dhunshme. Kam biseduar me shumë njerëz këtu në Kosovë që janë shumë të shqetësuar me dhunën", tha Jacobson.

Ambasadorja Jacobson tha se kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe qartësimin e fatit të kompleksit të minierave Trepça, janë pretekste por jo edhe arsyeja kryesore e protestave në të cilat janë përfshirë edhe njerëz që janë të pakënaqur me zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.

"Nuk do të thosha që këto protesta janë vetëm për Jablanoviqin. Unë do të thosha se deklarata e tij ishte e pamatur dhe fyese për shumë njerëz. Unë e vlerësoj fyese. Kërkim falja e parë nuk ishte e mire dhe pastaj ai kërkoi falje me të vërtetë. Por, ministri Jablanoviq është emëruar nga qeveria, është votuar në Parlament. Ky është një proces demokratik dhe ai mund të largohet nëpërmjet një procesi në qeveri", tha ambasadorja amerikane në Kosovë.

XS
SM
MD
LG