Ndërlidhjet

logo-print

Rusia sanksionon katër shtetas amerikanë


Ilustrim

Ilustrim

Rusia thotë se e ka përpiluar një :"listë të zezë" ku gjenden emrat e katër shtetasve amerikanë.

Kjo sipas autoritreteve ruse, është përgjegje ndaj Uashingtonit, i cili ka vendosur të sanksionoj më shumë rusë si të dyshuar për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sanksionet e Rusisë ndaj shtetasve amerikanë vijnë si përgjegje e ndalesës për marrjen e vizave për disa shtetas rusë si dhe për ngrirjen e aseteve ndaj disa rusëve sipas të ashtuquajturit “ Akt i Magnitsky”, ligj amerikan për ndëshkimin e rusëve të cilët konsiderohen nga Uashingtoni si bashkëfajtorë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ministria e jashtme ruse ka thënë se janë sanksioniar katër punonjës të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilët dyshohen për sjelljet e tyre jo të mira ndaj një të arrestuari rus në Shtetet e Bashkuara.

Ligji amerikan mban emrin në nder të Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në një burg të Moskës në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG