Ndërlidhjet

Nuk dihet fati i dy pengjeve të marra nga IS


Ilustrim

Ilustrim

Fati i një gazetari japonez dhe një piloti jordanez, të cilët po mbahen nga militantët e Shtetit Islamik, mbetet i paqartë.

Afati i caktuar nga ana e militantëve ka skaduar gjatë ditës së djeshme, ndërsa asnjë informacion nuk është bërë me dije.

Zyrtarët japonezë dhe ata jordanezë janë koordinuar për të kuptuar në lidhje me fatin e gazetarit Kenji Goto dhe pilotit Muath al-Kasaesbeh.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë gjatë një seance parlamentare se qeveria e tij është duke i grumbulluar dhe analizuar informacionet ndërsa është duke punuar ngushtë edhe me Jordaninë dhe vendet e tjera.

Militantët e IS-it e kanë publikuar dje në mëngjes një audio në youtube ku dëgjohet zëri i Goto duke folur në anglisht e duke thënë se al-Kasaesbeh do të vritet nëse deri në perëndim të diellit nuk lirohet një e burgosur irakiane në Jordani, e cila dyshohet për përgatitjen e një sulmi vetvrasës.

XS
SM
MD
LG